Ambasada Turke: Njohim veç Efendi Rexhepin, Përfaqsues i vetëm legjitim në Maqedonin e Veriut

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, zonja Tülin Erkal Kara, priti më 1 mars, 2019, në rezidencën e ambasadës turke, kreun e Bashkësisë Fetare Islame, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepin.

Marketing

Zonja Erkal Kara fillimisht i dëshiroi mirëseardhje Reis’ul-Ulemasë, mandej falënderoi për gjithë bashkëpunimin që ka pasur BFI me Ambasadën dhe me Republikën e Turqisë.

Me këtë rast, veç tjerash, ajo deklaroi: “Në Ambasadën tonë dhe në tërë Republikën e Turqisë ua kemi mbyllur derën të gjithë atyre që manipulojnë kundër BFI-së. Për ne, i vetmi që përfaqëson Islamin dhe myslimanët në Republikën e Maqedonisë së Veriut jeni ju, Reis’ul-Ulema Rexhepi. Këtë jua garantoj me bindje të thellë.”
Kreu i komunitetit mysliman, h. Sulejman ef. Rexhepi, u falënderua për mbështetjen, duke theksuar që BFI gjithmonë do të jetë transparente, e hapur, me Ambasadën e Turqisë dhe, nënvizoi, gjithçka do të shkojë drejtpërdrejt, miqësisht, në mënyrë zyrtare dhe vëllazërore.

Konkluzion i përbashkët i takimit ishte që ato fondacione, grupe dhe xhemate turke, por jo vetëm, që dëmtojnë këto dy institucione, BFI dhe Ambasada t’i luftojnë me mekanizmat ligjorë që kanë në dispozicion, krejt kjo në të mirë të myslimanëve dhe gjithë të tjerëve.

Marketing