ani për tani, Maqedonia ka 29 përfaqësi diplomatike-konsullore që nuk kanë ambasadorë dhe funksionojnë me ushtrues detyre.
Deri në fund të vitit, mandati u përfundon edhe 11 ambasadorëve të jashtëzakonshëm dhe ndihmës ambasadorëve.

Portali MKD bën të ditur se nëse nuk nisen ambasadorë të rinj, deri në fund të vitit Maqedonia do të mbetet me 40 nga gjithsej 50 përfaqësi, të cilat do të udhëhiqen nga ushtruesit e detyrës.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) thonë se nuk ka asgjë kontestuese që vendi të përfaqësohet nga ushtruesit e detyrës.

Ljupço Arsovski, ish-ambasador, thotë se situata e tanishme me ambasadorët është rezultat i bashkëjetesës së keqe ndërmjet qeverisë dhe kryetarit të shtetit.

MPJ thotë se bashkërendimi me kryetarin Ivanov ka filluar para një muaji, dhe se bisedimet janë duke u zhvilluar. Deri tani, qeverisja e re dërgoi vetëm një grup ambasadorësh.