Ambasador i Kombit

Lazim Destani

Marketing

Jam i kënaqur që me pjesëmarrjen time pata mundësinë të kontribuoj në Samitin e dytë të Diasporës Shqiptare që i mbylli punimet sot në Tiranë. Me këtë rast i falënderoj organizatorët dhe autoritetet e Republikës së Shqipërisë për pritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e tyre për mbajtjen e këtij Samiti të rëndësishëm për trojet tona.

Një falënderim të veçantë ua përcjell autoriteteve të vendit për vlerësimin publik që ata i bënë punës dhe aktiviteteve të mia shumëvjeçare duke më nderuar me dy çmimet që më sollën ndjenjë të këndshme dhe emocion, “Shqiponja e Artë e Diasporës” dhe “Ambasador i Kombit”.

Kontributi për zhvillimin e viseve tona si dhe për mirëqenien e shoqërisë sonë gjithmonë ka qenë në vëmendjen time dhe këtë e kam parë si një detyrim timin. Janë të shumtë ata shqiptarë të diasporës sonë që e kanë dëshmuar se me punë dhe përkushtim e duke mbështetur njëri-tjetrin arrihen majat më të larta të sukseseve.

Në mënyrë të veçantë e falënderoj Ministrinë e Diasporës së Shqipërisë që i bëri bashkë të gjithë aktorët kyç në këtë mision të shenjtë për kombin tonë!

Marketing