Ambasadorët e NATO-s firmosin nesër protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë

Nesër në Bruksel do të firmoset protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Pas firmës së 29 ambasadorëve të vendeve anëtare Maqedonia do të mund të marr pjesë në mbledhjet e Aleancës.

Marketing

Pas aktit të nesërm i cili cilësohet si historik për vendin, Greqia do të jetë e para që do të ratifikojë protokollin në parlamentin e saj gjë për të cilën nevojiten 151 vota. Siç njoftojnë mediat greke ratifikimi pritet të ndodh të premten.

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska pas takimit të sotëm me kolegun e saj kroat Damir Kërstaçeviq tha se Maqedonia shumë shpejt pret edhe hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Firmosja e nesërme e protokollit për në NATO në Bruksel është arritje historike për Maqedoninë. Me nënshkrimin e protokollit Maqedonisë i mundësohet vazhdimi i integrimit të saj. Kolegë Damir, shihemi së shpejti në NATO. Do të kem kënaqësinë që takimi jonë i ardhshëm të jetë në Bruksel me pjesëmarrjen e parë zyrtare të një ministri të Mbrojtjes nga Republika e Maqedonisë, e cila në atë moment do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut në mbledhje me të gjithë ministrat e mbrojtjes në Aleancën e NATO-s -deklaroi Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes./Alsat

Marketing