Ambasadori amerikan Bejli: Rastet e Speciales është e rëndësishme që të vazhdojnë

Ambasadori amerikan Xhes Bejli në një intervistë për emisionin 360 gradë në televizionin Alsat thotë se është me rëndësi që rastet e Prokurorisë Speciale Publike të vazhdojnë deri në përfundimin e tyre. Ai tha se është me rëndësi që qeveria po mendon për mënyrën e vazhdimit të punës së PSP-së, dhe se vendimin përfundimtarë duhet ta jep Kuvendi.

Marketing

“Është me rëndësi që së pari tu mundësohet rastet që kanë filluar të përfundohen, këto nuk janë gjykime të shpejta dhe të lehta, duhet të ketë përgjegjësi për këto raste. Së dyti është me rëndësi që aftësistë e Prokuroria Speciale Publike të mbahen dhe të vazhdohen edhe më tutje, pa marrë parasysh nëse PSP-ja mbetet e pavarur ose bëhet pjesë e Prokurorisë Publike, dhe së treti është me rëndësi që ligji mos të shfrytëzohet si mundësi nga funksionarët për ti ikur përgjegjësisë “, pohon ambasadori amerikan në largim Xhes Bejli.