Ambasadori amerikan Kosnett: ““Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju”

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Phillip Kosnett, ka dhënë një mesazh drejtuar kandidatëve për deputetë, që garojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që mbahen më 6 tetor.

Marketing

Kosnett në prag të fillimit zyrtarisht të fushatës zgjedhore tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë nga këta kandidatë.

“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju. Drejtësia rrjedh nga kandidatët që ndjekin rregullat e zgjedhjeve dhe ligjin”, ka shkruar Kosnett.

Marketing