Ambasadori amerikan ua tregoi nxënësve të një shkolle në Serbi një hartë – Kosova e ndarë prej Serbisë

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, kohët e fundit në një shkollë në Apatin ka mbajtur një ligjëratë, në të cilën siç thuhet, tri herë ka treguar një hartë të Serbisë, pa Kosovën.

Marketing

Një veprim i tillë, siç raportojnë mediat serbe ka nxitur reagimin edhe të nxënësve, të cilët kishin bërtitur “Kosova është Serbi”, pas së cilës gjë, ambasadori vetëm ka vazhduar me leksionin e tij.

Një gjë e tillë, shkruajnë tutje mediat serbe është konfirmuar nga deputeti i pavarur, Miladin Shevarliq i cili ka thënë se ambasadori amerikan Scott ka dhënë një leksion për fëmijët dhe tregoi një hartë të Serbisë pa Kosovën.

Shevarliq u ka thënë gazetarëve në Parlamentin serb se ambasadori Kyle Scott mbajti një ligjëratë në Shkollën Fillore “Zharko Zrenjanin” dhe se për ngjarjen ka mësuar nga mediat lokale.

Ai madje i është drejtuar publikisht kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiq, si dhe ministrit të Arsimit, nëse një veprim i tillë është një abuzim i fëmijëve për qëllime politike.

Ndryshe, ambasadori Scott, ka thënë se Amerika nuk ndonjë vijë të kuqe kur është fjala rreth arritjes së një marrëveshje të mundshme, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas mediave serbe, ai ka thënë se çdo zgjidhje e pranuar nga të dyja palët do të mbështetet, e cila mund të zbatohet dhe të jetë e përhershme.

“Mund të them atë çfarë e ka thënë presidenti amerikan, se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen për një marrëveshje për normalizimin dhe që në zemër të kësaj marrëveshjeje duhet të jetë një marrëveshje për njohje reciproke. Por marrëveshja për normalizimin duhet të përfshijë shumë gjëra të tjera: marrëveshjen e marrëdhënieve ekonomike, zgjidhjen e statusit të Kishës Ortodokse Serbe (SPC), çështjen e personave të zhdukur, krimet e luftës … Ka shumë elemente që duhet të përfshihen në marrëveshje, por ne besojmë se njohja e ndërsjellë duhet të qëndrojë në zemër të marrëveshjes së normalizimit”, kishte thënë ditë më parë Scott./tg

Marketing