Ambasadori Bejli vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli, të premten (8 shkurt), qëndroi për vizitë në Universitetin e Evropës Juglindore dhe zhvilloi takim me rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe prorektoren për hulumtime dhe marrëdhënie ndërkombëtare, Prof. Dr. Besa Arifi.

Marketing

Takimi ishte proaktiv dhe miqësor, ku u diskutuan çështje të ndryshme të sferës së arsimit, bashkëpunimit të ndërsjellë, për rolin e UEJL-së dhe ndikimin që ka në zhvillimet e përgjithshme në Maqedoni si dhe për mundësitë e lidhjes së marrëveshjeve me universitete, ku mund të kontribuohet në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, trajnimit dhe shkëmbimit të stafit dhe studentëve.