Ambasadori gjerman: Kosova është një demokraci e re e mrekullueshme!

Ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara Christoph Heusgen në fjalën e tij në seancën e KS të OKB’së, ka kundërshtuar pretendimet e ambasadorit rus në OKB, Vasily Nebenzja i cila thotë se nuk ka vend për optimizëm në Kosovë, dhe kërkon rikthmin e Serbisë në Kosovë.

Marketing

“Dua t’i them kolegut tim rus se Kosova, ka zhvilluar zgjedhje të lira dhe demokratike dhe tani Kosova, është në fazën e tranzicionit të ndërrimit të pushtetit. Më këtë mund të them së Kosova është një demokraci e re e mrekullueshme”, tha ambasadori gjerman në fjalimin e tij në KS në OKB.

Ai porositi edhe Daçiqin që të mos shpenzon pare kot nëpër botë duke lobuar në shumë shtete për të tërhequr njohjet e Kosovës.