Arsyen për anulimin e fillimit të negociatave, ambasadori gjerman në vend Tomas Gerberih nuk e sheh në vendet kandidate Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, por në skepticizmin e zgjerimit. Ai porosit se vendi duhet t’i vazhdojë reformat dhe në atë mënyrë t’i bind skeptikët se vendi i tyre është në BE. Ambasadori francez Kristijan Timonie, nga ana e tij, sërish porositi se qeverisja e së drejtës dhe lufta me korrupsionin mbesin prioritet i rëndësishëm.

Në fjalim në konferencën shkencore ndërkombëtare me temën “Tranzicioni i sistemeve juridike: 30 vjet pas rënies së murit të Berlinit”, që mbahet sot dhe nesër në Fakultetin juridik në Shkup”, Gerberih tha se në Samitin në Selanik në vitin 2003 qartë ishte shprehur perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.

“Sot në fillim të nëntorit të vitit 2019,disponimi si duket u ndryshua. Edhe njëherë u anulua fillimi i negociatave për anëtarësim me vendet të cilat më së shumti realizuan, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Arsyet për atë nuk i shoh te të dy vendet, por në skepticizmin e fuqishëm për zgjerim që për momentin është i dukshëm edhe midis qytetarëve të vendeve-anëtare të BE-së. Ajo i detyron liderët të përgjigjen në atë, duke e vendosur në atë mënyrë tërë politikën e zgjerimit në test.

Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së, ashtu siç e ka bërë gjithmonë atë. Konsiderojmë në vend t’i intensifikojë reformat, dhe në atë mënyrë t’i bind ata që kishin ende dyshime, se vendi i tyre është në BE. Porositi ambasadori gjerman dhe bëri thirrje të vazhdojë zbatimi i reformave dhe qeverisja e së drejtës”, deklaroi Tomas Gerberih, аmbasadori gjerman në Shkup.

Ambasadori francez Timonie, nga kjo konferencë ka porositur se qeverisja e së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritet dhe pjesë thelbësore e integrimit të ardhshëm të anëtareve të reja. I pyetur për pritjet e takimit midis presidentit Stevo Pendarovski dhe shefit të shtetit francez Emanuel Makron javën e ardhshme në Paris dhe a do të kontribuojë ajo për dinamikë më të madhe në marrëdhëniet e Maqedonisë me Francën, Timonie nuk donte të komentojë.
Në konferencën e sotme u shënua 30 vjetori i rënies së murit të Berlinit, ngjarje që simbolikisht e emëroi fundin e Luftës së ftohtë dhe fillimin e procesit të tranzicionit të sistemeve juridike në vendet post-komuniste.

evn