Ambasadorja amerikane Bërns: RMV-së i nevojiten zgjedhje

Ambasadorja e SHBA-ve në shtet Kejt Meri Bërns ka thënë se e rëndësishme është që të mbahen zgjedhje sepse, siç thekson ajo, Maqedonisë së Veriut i nevojiten institucione plotësisht funksionale për ballafaqim me të gjitha sfidat, duke e përfshirë edhe krizën me Kovid-19.

Marketing

Bërns thekson se data e zgjedhjeve duhet të konfirmohet në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

“E rëndësishme është në vend të mbahen zgjedhje. Maqedonisë së Veriut i nevojiten institucione të zgjedhura dhe plotësisht funksionale – qeveri dhe kuvend – që të përballen me shumë sfida urgjente të cilat do të kenë efekt afatgjatë mbi të ardhmen e vendit, duke e përfshirë edhe përgjigjen e krizës me KOVID-19, si dhe përgatitjet për negociatat inkuadruese me BE-në.

Sa i përket datës për këto zgjedhje, duhet të konfirmohet në pajtim me Ligjet dhe Kushtetutën e vendit”, ka thënë ajo për anjencinë MIA.

Marketing