Ambasadorja amerikane Bërnz e vizitoi Entin hidrobiologjik në Ohër

Ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërnz, sot e vizitoi Institucioni publik shkencor, Entin hidrobiologjik në Ohër.

Marketing

Ambasadores iu prezantuan të dhëna interesante për Liqenin e Ohrit si ekosistem unikat aktiv, botën e tij të gjallë dhe endemizmin. Gjithashtu, ajo u njoftua edhe me historinë dhe veprimtarinë e Institutit, punën dhe menaxhimin e tij organizativ, kryerjen e shumimit artificial të troftës së Ohrit, projektet, si dhe aktivitetet rrjedhëse dhe të ardhshme në drejtim të mbrojtjes së biodiversitetit dhe ekosistemit në tërësi.

Në takim u shqyrtuan mundësitë për ndërlidhje të Entit hidrobiologjik me institucione të përafërta nga SHBA-ja, me qëllim të realizimit të bashkëpunimit dhe këmbimit të studentëve dhe punëtorëve shkencorë.

Paraprakisht ambasadorja e vizitoi edhe Drejtorinë e Parkut nacional “Galiçica”, ku realizoi takim me kryesinë e parkut.

Marketing