Ambasadorja amerikane në selinë e Lëvizjes BESA: SHBA partner strategjik

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi dhe deputetja Teuta Bilalli, pritën ambasadoren e SHBA-së Kate Marie Byrnes, të shoqëruar nga këshilltari për çështje politike Andrew Moffat dhe asistentin për çështje politike, Adrian Ismaili.

Marketing

“Në hapësirat e selisë qendrore të Lëvizjes BESA, në takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend, proceset integruese si dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 12 prill 2020-të. Kryetari Kasami e falënderoi shkëlqesinë e saj për mbështetjen e shtetit Amerikan si partner strategjik i RMV-së. Lëvizja BESA si parti opozitare fuqishëm do të angazhohet për të ruajtur kursin pro-perëndrimor si opsion i vetëm i vendit, duke kundërshtuar çdo devijim nga integrimet euro-atlantike. Të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë takime të ngjashme edhe në të ardhmen.”, thekson komunikata e Lëvizjes BESA

Marketing