Ambasadorja amerikane në Shkup: Jo kthim prapa, koha për të ecur përpara

Ballina Aktuale
AktualeMaqedoni
Ambasadorja amerikane në Shkup: Jo kthim prapa, koha për të ecur përpara
09/12/20190

Marketing

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Bërns ka përsëritur se SHBA-të janë mbështetëse të fuqishme të aspiratave të Maqedonisë së Veriut për të qenë një vend prosperues, i sigurt, me demokraci inkluzive, e integruar plotësisht në NATO, BE dhe institucionet e tjera transatlantike.

Ajo këtë porosi e ka përcjellë për MIA me rastin e Ditës ndërkombëtare për luftën kundër korrupsionit. Ajo tha se partneriteti i fuqishëm në sferën e sigurisë është një nga pjesët e rëndësishme të marrëdhënieve midis dy vendeve. Bërns shtoi se tani është koha për të parë përpara dhe jo prapa, për të ndërtuar një shtet në përputhje me vlerat euroatlantike, të forcohen institucionet demokratike si dhe të zhvillohet ekonomia për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

Ambasadorja amerikane nënvizoi se korrupsioni akoma përbën problem edhe përkundër përmirësimit të klimës në këtë drejtim. “Me gjithë atë progresin e bërë dhe çmimin e paguar, Maqedonia e Veriut nuk guxon të kthehet prapa”, theksoi Bërns.

Marketing