Ambasadorja amerikane: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën demokratike

Ushtruesja e detyrës ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Micaela Bluhm, vizitoi komunën e Ilindenit, konkretisht qendrën e votimit në shkollën “ Goce Dellçev”, ndërsa më herët ishte në Tetovë me qëllim vëzhgimin e procesit zgjedhor. Ajo porositi që qytetarët të votojnë të lirë dhe pa presione.

Marketing

Është e rëndësishme të dihet se ODIHR është vëzhguesi zyrtarë i zgjedhjeve, monitorues, presim të shohim të dhënat, raportet dhe analizat e tyre, për të vlerësuar zgjedhjet e sotme. Është e rëndësishme për ne për të kuptuar dhe për të pasur vëzhguesit tanë në terren për të qenë në rrjedhë të gjithçkaje. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zgjedhjet dhe votimet janë pjesë qendrore e demokracisë, janë shumë të rëndësishme. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot po marrin një vendim shumë të rëndësishëm. Dhe është e rëndësishme që votuesit të votojnë të lirë, pa presione”- tha Micaela Schëeitzer-Bluhm-ushtruese e detyrës ambasadore e SHBA-ve.

Marketing