Ambasadorja amerikane viziton BFI-në

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, zonja Kejt M. Bërns (Kate Marie Byrnes), ka vizituar më 22 janar, 2020, Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është takuar me Kryetarin e saj, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi.
Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi ka falënderuar Ambasadoren.

Marketing

Bërns për vizitën, duke theksuar që institucioni të cilin ai e udhëheq ka qenë i hapur për bashkëpunim me Ambasadën e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, gjithnjë në interes të qytetarëve tanë dhe të proceseve të lirisë dhe të demokracisë, të integrimit të RMV në NATO e në BE e kështu me radhë.

Kreu i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut në mënyrë të veçantë ka folur për proceset gjyqësore, të cilat, është thënë, e rëndojnë BFI-në mu për shkak të paqartësive të tyre dhe të mungesës së vendimeve të prera e të plotfuqishme.

Kryetari i BFI-së Ambasadores Amerikane po ashtu ka folur edhe për kthimin në tërësi të pronave nga denacionalizimi, pastaj nuk i është dhënë toka e premtuar nga udhëheqja shtetërore në Kala të Shkupit, nuk është bërë akreditimi i Medresesë Isa Beu, si dhe financimi i Bashkësive Fetare përmes tatimit fetar – për të cilën BFI i ka dorëzuar Qeverisë modelet e mundshme – ende ka mbetur pa përgjigje etj.

Ambasadorja Bërns falenderoi Reisul Uleman h. Sulejman ef. Rexhepi dhe Bashkësin Fetare Islame për mundësin për të folur rreth lirive fetare.