Ambasadorja e parë grua e Arabisë Saudite fillon misionin në SHBA

Ambasadorja e parë grua e Arabisë Saudite filloi sot misionin e saj të ri si diplomate më të lartë në Washington të SHBA-ve, shkruan Anadolu Agency.

Marketing

“E nderuar që i prezantoj kredencialet e mia sot”, shkroi në Twitter princesha Rima Bint Bandar Al-Saud.

Ajo theksoi se ndihet e entuziazmuar për të filluar udhëtimin e saj të ri me një “ekip të mrekullueshëm”.

Më 16 prill, mbreti Selman bin Abdul Aziz lëshoi një dekret mbretëror që emëronte princeshën Bint Bandar si ambasadore të Mbretërisë në Washington, duke pasuar princin Khalid bin Salman, djalin e mbretit.

Marketing