Ambasadorja e re amerikane në Shqipëri i përgjigjet Khameneit: Ne jemi vendi i shqiponjave

Yuri Kim ka bërë betimin si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, e cila u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të 2019. Gjatë fjalës së saj, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri tha se vendi i saj do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë, ndërsa kishte dhe një përgjigje mbi etiketimet e bëra nga lideri i Iranit, Ali Khamenei, përcjell INA.

Marketing

“Jam e nderuar që presidenti i SHBA, më ka dërguar si përfaqësuese të SHBA në Republikën e Shqipërisë. Pak vende mike dhe aleate kanë pranuar paralajmërime dhe shqetësimet e SHBA për luftë. Pak aleatë kanë qenë besnikë, por pak partnerë janë gati të mbështesin SHBA. Nuk mund të jetë e mundur, që dy kombe si SHBA dhe Shqipëria të kenë zgjedhur të jenë kombe djallëzore. Ne jemi gjithashtu vendi i shqiponjave. Jemi krenarë, të fortë dhe të pavarura dhe do të luftojmë për këto vlera”, theksoi ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Ajo ka thënë se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik. Ambasadorja amerikan është shprehur se si përparësi i sheh edhe reformat në drejtësi dhe ndihmën teknike për Shqipërinë në këtë fushë. Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor. Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.(INA)

Marketing