Ambasadorja Kejt Mari Bërns në Vratnicë në shënimin e 75 vjetorit të rënies së avionit ushtarak amerikan

Në Vratnicë të Tetovës gjatë fundjavës është shënuar 75 vjetori i rënies së avionit ushtarak amerikan ku jetën humbën gjashtë ushtarë, ndërsa tre janë shpëtuar nga banorët vendor. Shënimi është mbajtur para përmendores kushtuar ushtarëve amerikan në Vratnicë si dhe me marsh alpinizmi deri në vendin ku ka rënë avioni.

Marketing

“Shkëlqesia e saj, ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni, Kejt Mari Bërns ka pasur mundësinë të vizitojë përmendoren e ushtarëve të cilët humbën jetën e që gjendet në oborrin e kishës Shën Petka në Vratnicë dhe të dëgjojë më shumë për veprën e guximshme të vratnicasve të cilët arritën të shpëtojnë të mbijetuarit. Ka pasuar marsh alpinizmi deri në vendin Slbica në rreth 1600 metra lartësi ku ka rënë avioni, ndërsa njëherësh edhe shoqërim në Vratnicë dhe mysafirë- dashamirë të natyrës. Vizita e ambasadores së SHBA-së në Vratnicë ka qenë me iniciativë të Dushan Sinadinovskit, një nga autorët e librit “Enciklopedia e Vratnicës”, informojnë nga Bashkësia Lokale e Vratnicës.

Më 26 gusht 1944 avioni amerikan “Dashuria Jonë”, banorët e Vratnicës e kanë vërejt se si është përfshirë nga flakët.

“Të gjithë kanë qenë në punë në fushë. Kur kanë parë se ka ra avioni, të gjithë lanë punët dhe shkuan të ndihmojnë. Tre prej tyre kanë qenë nën avion të vdekur dhe të djegur, ndërsa tre tjerë kanë qenë në drunjtë përreth. Tre kanë qenë të lënduar dhe u është ndihmuar në plagët. Pastaj kanë ardhur ushtarë bullgar dhe i kanë transportuar…”, ka thënë Zhive Kirovski nga Vratnica.

Më 26 nëntor 2014 pllakën përkujtimore në Vratnicë e kanë zbuluar ish ambasadori amerikan Pol Volers dhe ish ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Zoran Jolevski. .

Marketing