Ambientalistët “bllokojnë” Londrën, kërkojnë ndryshim të politikave mjedisore

Grupe ambientaliste kanë bllokuar për tre ditë rresht urat e Londrës me kërkesën për ndryshime drastike të politikave mjedisore.
Demonstruesit kanë dalë nëpër rrugë çdo ditë që prej së mërkurës, por ndërkohë, shkruan në Twitter se kërkojnë thellësisht ndjesë për çrregullimet e trafikut.

Marketing

Në të njëjtin rrjet social, disa nga përdoruesit shprehën përkrahje për protestën, por pati edhe plot të tjerë që nuk e fshehën zemërimin me ngërçin që i sjell kjo nismë qarkullimit në qytet.

Policia duhet të jetë pak më aktive me këta njerëz, shkruan njëri prej tyre. I përkrah protestuesit, thotë një tjetër, por nuk e kanë zgjedhur mirë vendin për organizimin e saj. Aktivistët kanë bllokuar pesë ura mbi lumin Tamiz në qendër të qytetit, përfshirë edhe atë Westminster, të ndodhur pranë parlamentit.

Marketing