Amdi Bajram me ndihmën e Erdoganit realizon dasmën e mbesës me 600 mysafirë

Politikani i njohut rom, Amdi Bajram nuk hoqi dorë nga dasma e mbesës së tij Pejran.

Marketing

Pasi një përpjekje për të organizuar një festë martese në një restorant në Suto Orizari dështoi në 11 tetor, për shkak të një ndalimi të organizimit të festimeve, ai arriti të organizonte një aheng dasmash të harlisur në një rekord gjashtë ditësh në Stamboll, Turqi dhe të përmbushte dëshirën e mbesës së tij dhe të dashurit.

“Ne duhet të respektojmë rekomandimet e qeverisë. Në asnjë rast nuk duam që shëndeti i dikujt të rrezikohet, edhe pse kemi pritur për një kohë të gjatë”, deklaroi ai.

Për “Fokus” Bajram konfirmoi se ata aktualisht janë duke u argëtuar në ahengun e dasmës e cila mbahet në një varkë në Turqi me 600 të ftuar. Për të, gjëja më e rëndësishme është që ai të bëjë një martesë, dhe në të njëjtën kohë ai nuk i theu ligjet në vend.

“Kemi 370 mysafirë nga Maqedonia dhe 230 mysafirë nga Turqia. Unë kam shumë politikanë turq këtu, nga Presidenti Erdogan, nga udhëheqja jonë politike, nuk ka asnjë politikan të pranishëm. Ne jemi duke u argëtuar në një anije në Bosfor, atmosfera është e mrekullueshme. Ne u organizuam në një kohë të shkurtër me ndihmën e miqve të Erdoganit. Kur të kthehemi, do të ndajmë foto dhe regjistrime të kësaj ngjarjeje të bukur – wshtw shprehur Bajram.

Marketing