Amdi Bajram: Nëse mbledh 10 mijë ‘like’ në facebook do garojë për president

Lideri i Partisë Lidhja e Romëve, Amdi Bajram, deklaroi se ishte habitur nga vendimi i partisë për ta kandiduar për president, megjithatë ai e pranon ofertën.

Marketing

“Pa dijeninë time kanë vendosur të më propozojë kandidat për president të Maqedonisë. Unë si udhëheqës e pranoj ofertën. Ne do të hapim një faqe në Facebook dhe Twitter, anëtarët tanë dhe qytetarët e vendit mund të shprehin mendimet për këtë kandidaturë. Në qoftë se mbledhim 10.000 pëlqime do ta paraqesë kandidaturën”, deklaroi Bajram për SAKAMDAKAZHAM.MK.

I pyetur se pse ai donte për të kandiduar për president, Bajram tha deri më tash në publik është duke folur për një kandidat konsensual, por kjo sipas tij është gënjeshtër.

“Kjo është arsyeja pse kam vendosur për të garuar, sepse ndoshta romët do ta bëjnë punën më mirë. Përndryshe unë jam i njohur si Coca-Cola, të gjithë e pinë. I uroj fat të mirë të gjithë kandidatëve”, ka thënë Bajram.

Marketing