Amélie de Montchalin: Pozita gjeografike e Ballkanit Perendimor ka prespektivë europiane

Sekretarja shtetërorë për punë europiane në Ministrinë për Europë dhe punë të jashtme të Francës Amélie de Montchalin në intervistën e saj për France Inter, Le Mond dhe France Televizion hapur nuk ka thënë se kur Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marin datë për bisedime për anëtarësim në BE, duke thënë se ato kanë prespektivë europiane dhe për këtë do të diskutohet në takimin e Luksemburgut.

Marketing

Amelie de Montchalin ka përsëritur atë që gjatë kohë thuhet nga përfaqësues francez se vendet e Ballkanit Perendimorë kanë prespektivë europiane sipas pozitës gjeografike.

« Gjithmonë kemi thënë se Ballkani Perendimorë sipas pozitës gjeografike ka prespektivë europiane, për të pasur zgjerim Europa duhet të reformohet nga brenda sepse nga kushtet e tanishme ajo mund të duket absurde, duhet të punojmë në atë se nëse fillohen bisedimet të nisen nga reformat kryesisht në atë të shteteve juridikisht të pastra, në gjithmonë diskutojmë për reforma që lidhen me drejtësinë, si reforma në drejtësi, luftën kundër korupsionit, organizimin e institucioneve, për këtë do të diskutojmë me Komisionin Europian », thekson ajo.

Montchalin e cila ka pasur takime edhe me delegacionin e qeverisë së Maqedonisë në Paris qëndron në atë se këto dy vende do të marin datë për bisedime duke shtuar se për këtë do të diskutohet edhe në Luksemburg.

« Nëse momenti për atë është tash nëse kushtet janë pjekur nëse bisedimet do të shkojnë më larg për atë nga e marta do të diskutohet në Këshillin për punë të përgjithshme në Luksemburg ku do jem e pranishme unë tash edhe në muajt në vazhdim, janë cështje të ndieshme, hapja e bisedimeve e kemi parë me disa vende, aspak nuk ka domethënie anëtarësimi, Turqia bisedon tash e disa dekada, dmth gjërat duhet të shihen me etapa », sqaron kështu sekretarja shtetërore franceze Montchalin.

Marketing