Amella Cana me fjalim përshëndetës

Fjalimi përshëndetës,

Marketing

Të nderuar të punësuar në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë Shën Pantelejmoni Shkup, të nderuar partnerë afaristë, të nderuar shfrytëzues të shërbimeve të qendrës, kaluan thuajse tre vjet, që nga dita e emërimit tim në pozitën e drejtorit të institucionit. Sipas radhës së gjërave, erdhi dita kur përfundon funksioni i drejtorit dhe të vazhdoj më tutje.

Për një periudhë të shkurtër, kemi punuar bashkë, jemi shoqëruar, kemi pasur mirëkuptim, e ndonjëherë edhe keqkuptime të parëndësishme, por e gjithë kjo është pjesë e përditshmërisë – si profesionale, ashtu edhe në komunikim privat.

Në aspekt të të punësuarve, shpresoj se kam qenë korrekte, të paktën u mundova të arrij aq sa munda, që secili të ndjehet rehat në vendin e punës.

Në aspekt të punës së institucionit, konsideroj se mundësova kushte të denja pune, sipas mundësive.

Parakusht kryesor i punës është kuadri profesional, pajisja, hapësira dhe materiali cilësor shpenzues. E gjithë kjo ishte e mjaftueshme që të realizohej veprimtaria dhe çdo shfrytëzues i shërbimeve të jetë trajtuar profesionalisht, i respektuar dhe me cilësi.

Në programin e zhvillimit të punës së Qendrës Klinike të Stomatologjisë kisha përpiluar edhe shumë gjëra tjera për realizim, por e di se ai që do ta marrë pozitën e drejtorit do të bëjë të pamundshmen për realizimin e ideve të vendosura dhe shtimin e atyre personale në bashkëpunimin me kolektivin e punës dhe ekipin e bashkëpunimit që ai/ajo do ta formojë.

Në fund, shpreh falënderimin tim për të gjithë ju; u dëshiroj suksese në planin afarist dhe privat.

Jam krenare që isha pjesë e këtij kolektivi,

Me respekt,

Dr. Spec. Amella Cana