Drejtoresha e klinikës stomatologjike D-r Amella Cana ka bërë një përmbledhje të projekteve të realizuara për gjashtë muaj në institucionin të cilin ajo e drejton.

Sukseset tona gjatë gjashtëmujorit të parë:

➢ Detyra jonë parësore ishte që sërish të mundësojmë shërbimet dentare për fëmijët me nevoja të posaçme. Për këtë qëllim, aparati i ri për anestezion dhe reanimacion në Klinikën e Stomatologjisë së fëmijëve u vu në funksion, si lloj i vetëm i shërbimit shëndetësor në vend,

➢ Është bërë renovimi i plotë i repartit të RTG-së,

➢ Riparimi i Klinikës së protetikës dhe Klinikës për patologjisë dentare,

➢ Furnizimi me karrige të reja anatomike për punonjësit e laboratorit të dhëmbëve mobile dhe fikse,

➢ Riparimi i karrigeve ekzistuese dhe furnizimi i karrigeve të reja në dhomat e pritjes së pacientëve,

➢ Klimatizimi i dhomave të punës dhe sallave,

➢ Pastrimi dhe rregullimi i oborrit, si dhe kujdesi i vazhdueshëm për kryerjen e obligimeve aktuale janë vetëm një pjesë e planeve të realizuara të ekipit të ekspertëve të institucionit.

Krahas sublimimit të punës së bërë, ne bëjmë plane për pranimin dhe realizimin e ideve të bashkëpunëtorëve tanë dhe vazhdojmë të punojmë së bashku për të ngritur standardet e kushteve të punës dhe ambient të këndshëm për pacientët tanë!