Amendamentet e LSI-së, Rama: Doktoresha e shkencave gjeti zgjidhjen shkencore!

Daljen urgjente për mediet që në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure, të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama zgjodhi ta ironizonte në rrjetet sociale.

Marketing

Sipas tij, dy udhëheqësit e opozitës kanë pasur zgjedhje të kundërta dje, me njërin që ia ka futur gjumit, ndërsa tjetrën që nuk ka fjetur, duke menduar sesi të zgjidhë kërkesat e studentëve protestues.

Por teksa Lul “Artisti”, – siç e quan kryeministri, – para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve që t’u çonin ushqime e batanije protestuesve, “doktoresha e shkencave” Monika Kryemadhi ka gjetur zgjidhjen shkencore.

“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve, t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)! Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore”, shkruan Rama.

Marketing