Amnesty International: Sulmet e drejtpërdrejta ndaj civilëve janë krime lufte

Organizata Amnesty International tha se kanë “shqetësim të thellë” nga rritja e numrit të vdekjeve në Gaza si pasojë e sulmeve të Izraelit dhe se sulmet e drejtpërdrejta ndaj civilëve janë “krime lufte”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga organizata me qendër në Britani thuhet: “Kemi shqetësime të thella për numrin e të vdekurve në rritje në Gaza. Gjykata Ndërkombëtare Penale duhet të hetojë sulmin që Izraeli kreu të shtunën ndaj kampit të refugjatëve Al-Shati i cili shkaktoi vdekjen e 8 fëmijëve dhe 2 grave. Sulmet e drejtpërdrejta ndaj civilëve janë krime lufte”.

Në sulmet që Izraeli kreu dje në Rripin e Gazës, humbën jetën 10 palestinezë përfshirë 8 fëmijë dhe 2 gra nga familjet Ebu Hatab dhe El-Hadidi të cilat kishin shkuar me rastin e Bajramit në shtëpinë e të afërmeve të tyre.

Marketing

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë nga ajri dhe toka që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës kanë humbur jetë 197 persona, përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra ndërsa janë plagosur 1.235 të tjerë. Po ashtu si pasojë janë shembur plotësisht ose janë bërë të papërdorshme dhjetëra ndërtesa.



. .

Marketing