Amnistia, Gjykata dhe Prokuroria presin Gazetën Zyrtare

Ligji për Amnistinë për pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit ende nuk është publikuar në Gazetën Zyrtare pra nuk ka hyrë në fuqi ende. Burime nga ky institucion thonë se e presin ligjin me nënshkrimin e Presidentit Gjorge Ivanov. Nëse dhe kur Ivanovi do ta nënshkruajë ligjin, pyetëm në zyrën e Presidentit, por deri më tani nuk ka përgjigje. Dhe derisa ligji të publikohet në Gazetën Zyrtare, palët e prekura përmbahen nga komentet. Alsat bisedoi me avokatët e akuzuarve për 27 prillin, por thuajse pa përjashtim askush nuk donte të komentojë publikisht. Vetëm avokati i Ljupço Dimovskit, Igor Durlovskit dhe Munir Pepiqit, vlerësoi se bëhet fjalë për ligj të diskutueshëm, problemet e të cilit do të theksohen gjatë zbatimit.

Marketing

Këshilli Penal do të duhet të vendosë në lidhje me çdo person që do të paraqet kërkesë individuale për amnisti. Vetëm pasi të bëhen të plotëfuqishme, prokuroria me ata që ndoshta nuk do tu lejohet zbatimi i atij ligji, do të mund të bëjë një aktpadi krejtësisht të re. A do të bëjë një rikualifikim, si do të vazhdojë dhe çfarë do të bëjë me atë akt, por do të duhet ti përjashtojë të gjithë personat, dhe të gjitha dëshmitë për ata njerëz për të cilët do të zbatohet ligji për amnistinë, kjo është pjesa kryesore e ligjit- deklaroi Elenko Milanov – avokat i tre të akuzuarve për 27 prillin.

Ky reagim është për shkak të faktit se në fund të fundit gjykata do të interpretojë se cilët persona janë të përfshirë me ligjin e amnistisë dhe cilët jo, pasi të akuzuarit vetë do të kërkojnë amnisti. Nga gjykata sot nuk u përgjigjën se kush saktësisht do të vendosë për ato kërkesa.

Duke pasur parasysh se ligji për të cilin pyesni nuk është publikuar ende në Gazetën Zyrtare dhe nuk është në dispozicion të gjykatës, ne nuk mund të japim ndonjë koment për të njëjtin- thonë nga Gjykata Themelore Shkup 1.

Gazeta zyrtare gjithashtu e pret prokuroren në rastin e 27 prillit, Vilma Ruskovska. Deri atëherë, thotë ajo për Dojçe Vele, gjykimi vazhdon normalisht.

Ligji mbi amnistinë do ta analizohet tërësisht kur do të publikohet në “Gazetën Zyrtare” dhe do të hyjë në fuqi. Nga ajo që dëgjojmë është se ligji parashikon amnisti vetëm për veprime individuale dhe se amnistia nuk i referohet veprës penale të një kërcënimi terrorist ndaj rendit kushtetues, për të cilin do të vazhdojë procesi- pohoi Vilma Ruskovska – prokurore.

Sipas dispozitave të ligjit të amnistisë për 27 prillin, të gjithë personat e dyshuar, të akuzuar ose të dënuar për ngjarjet do të mund të kërkojnë amnisti brenda pesë ditëve pasi të hyjë ligji në fuqi. Por në ligj përshkruhet se amnistia nuk do të vlejë për disa vepra penale, siç ishte vrasja në tentativë e Zijadin Selës. Pjesa që shkakton më shumë rezerva për juristët është se nga amnistia janë përjashtuar vetëm një pjesë e personave të akuzuar për veprën penale sipas nenit 313 të Kodit Penal – kërcënimi terrorist ndaj rendit kushtetues. Pra, ligji përjashton mundësinë për amnistinë e atyre nuk i kanë kryer veprimet zyrtare ose ata që ishin të maskuar dhe kanë kryer dhunë ose kanë mbajtur armë. Të akuzuarit e tjerë për të njëjtën vepër penale mund të shpresojnë për lirin nga ndjekja penale./Alsat

Marketing