Amnistinë mund ta zvarrisë presidenti Ivanov

Ligji për Amnisti për personat e përfshirë në ngjarjet e 27 prillit, mund të mos hyjë në fuqi menjëherë, pasi i njëjti, ashtu si edhe ligjet e tjera do të duhet të dekretohet nga presidenti Gjorgji Ivanov. Ky ligj mund të bëhet ligji i tretë të cilin nuk do ta nënshkruajë kreu i shtetit, pas dy ligjeve të para, atij për përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë. Në rast se nuk e nënshkruan, ligji për amnisti do të kthehet për rivotim në Kuvend dhe pas dy javëve do të duhet përsëri të mer dritë jeshile nga deputetët. Ky ligj do ta vendos në pozitë të palakmueshme edhe vetë kreun e shtetit pasi nga vendimi i tij do të varet fati i shumë anëtarëve dhe aktivistëve të ish partisë së tij amë, VMRO-DPMNE-së pjesmarrës në ngjarjet e 27 prillit, ndërsa nga ana tjetër rrezikon të irritojë udhëheqësinë e partitë amë të cilët kërkojnë amnisti të përgjithshme. Këta të fundit edhe ditëve të fundit, pas njoftimit për përpilimin e propozim tekstit të ligjit për amnisti kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë zgjidhje të pjesërishme, por vetëm amnisti për të gjithë pjesmarrësit në ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend, pa asnjë përjashtim. Propozim ligji i përgaditur nga anëtarët e nëngrupit për pajtim do të amnistojë nga përgjegjësia vetëm personat të cilët nuk kanë kryer akte dhune dhe nuk bëjnë pjesë në grupin e organizatorëve të atyre ngjarjeve. Nga amnistia nuk do të përfitojnë as ish drejtuesit e policisë ku bën pjesë edhe ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Marketing

Lidhur me këtë temë ka folur edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se ky ligj pritet të kompletohet deri në fund të kësaj jave ose fillimin e javës tjetër. Sipas tij, Ligji për Amnisti do të dërgojë porosi për dënime më të vogla dhe amnisti për të gjithë ata që nuk kanë marrë pjesë në dhunë dhe nuk kanë qenë organizatorë.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Qëllimi kryeosor është që të ketë pajtim, dhënie të dorës mes Kuvendit, por me tendenca që ajo të vazhdojë në nivel vertikal, edhe tek grupet e tifozëve, si në komuna dhe në mesin e të rinjve nëpër parti. Nenet në ligjin që do tëçojnë deri në dënim të ardhshëm nuk do të jenë terrorizëm me mbi 10 vite, por do të jenë dënime më të vogla, fillestare. Por dënime do të ketë. Me ligjin do tëçohet porosi se dënimi duhet të ekzistojë, por porosia më e rëndësishme është tëmos ketë përzierje në gjyqësor.”

Për shkak se propozim ligji është me procedurë të shkurtuar i njëjti mundet që të miratohet edhe brenda një dite./SHENJA/

Marketing