Analistët: Cili do jetë “aksham pazari” i Blerim Rekës në rrethin e dytë?

Opozita shqiptare është e vetëdijshme se Presidenti shqiptar përmes votës së drejtëpërdrejt nuk mund të fiton në këto zgjedhje presidenciale. Kështu vlersojnë analistët politike duke theksuar se Reka si kandidat i pavarur nuk humb asgjë, por nëse opozita do të kishte dalë me kandidat partiak atëher kjo është tjetër gjë dhe ata do të humbnin politikisht.

Marketing

Analisti politik, Urim Saliu për Zhurnal shprehet se opozita shqiptare do duhej të dilte me kandidatin e vet qoftë edhe me Blerim Rekën. Sipas tij fakti që ata nuk u përcaktuan për këtë variant është se edhe opozita shqiptare e di se President shqiptar përmes votës është vështirë të ndodhë.

“Reka si i pavarur nuk humb asgjë por nëse humbin parti të caktuara nëse dalin me kandidatët e tyre kjo është tjetër gjë. Është përgjegjësi edhe pse partitë shqiptare humbin ose fitojnë nuk është se japin shumë llogari. Çështjen e Presidentit e bëri të rëndësishme Ivanovi ,më saktë mënyra e keqe e asaj si e drejtoi ai këtë institucion. Të gjithë duam që presidenti të jetë shqiptarë por realiteti është ndryshe sepse votuesit akoma votojnë me urdhëra partiakë. Edhe Reka votat që do ti këtë do jetë për shkakun se atë e përmbajnë parti të caktuara sepse i vetëm do pësonte fiasko”, ka deklaruar Saliu.

Ai është i mendimit se nëse Rekën do ta mbështesnin gjithë partitë do kishte shumë gjasa që të shkonte në raundin e dytë por realisht shanset e tij janë të vogla sepse shumë vota shqiptare do shkojnë për Pendarovskin.

“Kjo e bën edhe kësaj rradhe që beteja të jetë midis dy kandidatëve maqedonas. Partitë shqiptare të koalicionit ndoshta do paguajnë çmim politik për mbështetjen e një kandidati maqedonas por për momentin i vetmi president që nuk i konvenon Maqedonisë së Veriut është kandidati i opozitës maqedonase. Kjo për arsyen e vetme se ai do jetë vazhdimësi e Ivanovit. Për VMRO dhe për liderin e saj këto janë zgjedhje mbijetese prandaj ato do mobilizohen sepse humbja e çon Mickovskin drejt dorëheqjes.Mbi të gjitha ka edhe një rrezik që zgjedhjet edhe të dështojnë për shkak se shumë njerëz e kanë braktisur vendin. Në fund të fundit tek zgjedhjet nuk është kush del në raundin e dytë,por kush i fiton ato. Raundi i dytë do jetë një arenë pazaresh dhe aty do shihen maskat e vërteta të partive se kush cilin do ta mbështes. Mbi të gjitha ne nuk kemi nevojë më për president nacionalist dhe të mbrapshtë siç e patëm deri tani”, përfundon për Zhurnal, Saliu.

Nga ana tjetër analisti politik, Blerim Hyseni për Zhurnal thotë se si çdo process zgjedhor edhe zgjedhjet presidenciale kanë karakteristikat e veta. Sipas tij edhe pse në pamje të parë krijohet përshtypja se niveli intelektual është më i lartë i kandidatëve megjithate problemet të cilat trajtohen shpesh herë dalin jashtë çdo realiteti të mundshëm.

“Sëpari kandidati i VMRO-së vlerësoj që hendikepin më të madh ka që mbeshtetet nga VMRO nëse kemi parasysh të kaluarën e afërt por edhe presidentin aktual që ka dal nga kjo parti. Është argumentim i mjaftueshëm për të thënë se kandidati i VMRO-së do ta ketë rëndë ti bind qytetarët që ta votojnë.  Nga ana tjetër kandidati shqiptar Blerim Reka ndoshta do të ishte në avantazh më të madh sikur të mos mbështetej nga parti politike por të ngërthente në vetvete në këtë process kolegët e tij Universitar por edhe shoqerine civile. Kjo sikur e demton figurën e tij nga njëra anë dhe nga ana tjetër Blerim Reka gjendet mes dy poleve diametralisht të kunderta”, thekson Hyseni.

Ai ka komentuar edhe debatin e parë televiziv mes kandidatëve për president, ku shprehet se kandidati shqiptarë shpesh pajtohet me qëndrimet e Siljanovskës dhe kjo nuk iu ka pëlqyer shumë elektoratit shqiptar.

“I angazhuar tërë karierën e tij për eurointegrime në debatin e parë televiziv shpesh pajtohej me kandidatin e VMRO-s që tek elektorati shqiptar nuk mund të pritej edhe aq mirë. Nga ana tjetër ata që në 2014 apelonin të votohej Pendarovski sot dalin kundër tij dhe kjo nuk po arrihet të kuptohet mirë nga qytetarët shqiptar.  Sigurisht që sikur të gjithë të ishin bashkë me kandidatin Stevo Pendarovskin shansat kanë qenë reale që presidenti i shtetit të zgjedhet ndoshta edhe në rrethin e parë.  Ekpserianca e deritanishme ka dëshmuar se as shansa reale kandidati shqiptar të kalojë në rrethin e dytë prandaj edhe në një farë menyre ka ndikuar që eventualisht VMRO të gjejë alibi që në rrethin e dytë ti bojkotoje zgjedhjet që do të ishte një skenar fatkeq për Maqedoninë. Prandaj them se edhe kësaj herë zgjedhjet presidenciale po dëshmojnë se pazaret politike do të jenë evidente siç janë evdiente edhe vetë kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut”, ka përfunduar Hyseni.