Analistët e vlerësojn të mundur koalicionin VMRO-Aleanca për Shqiptarët

Më 15 ka përfunduar afati kur mediat kanë mundur të shpalosin anketa të realizuara nga institute të ndryshime për hulumtimin e opinionit publik lidhur me zgjedhjet presidenciale të 21 prillit.

Marketing

Në anketën e fundit nga “Market Vizhn” e cila njihet si e afërt me partinë më të madhe maqedonase VMRO-DPMNE, ASH-ja e Ziadin Selës në këtë anketë del partia më e madhe te shqiptarët me 3.1 për qind reiting, ku pason BDI me 2.8 për qind.

Anketa që thuhet se është bërë nga agjensioni maqedonas i marketingut me seli në Shkup Marketvision.com thotë se nga 147 qytetarë të anketuar për BDI-në do të votonin 18-të prej tyre e 8-të  për Lëvizjen.

Në një bisedë telefonike me Zhurnal.mk, përfaqësues të “Market Vizhn” – agjensioni i cili e ka bërë anketën për faqen e internetit Pressintv.mk – thanë se ajo është bërë në kundërshtim me standarde normale të anketave të këtij lloji për shkak të kërkesave specifike të bëra nga vet klienti (Pressing.tv).

Nga “Market Vizhn” thanë për Zhurnal.mk se klienti i tyre (Pressing.tv) ka kërkuar që të anketohen vetëm 668 qytetarë, e jo siç kërkojnë standardet e anketave me mostrën prej 1060 qytetarëve.

Ky është defekti i parë i anketës, kanë sqaruar përfaqësuesit e “Market Vizhn”.

Defekti i dytë i anketës sipas Marketvision.com ka të bëjë me atë se Pressing.tv ka kërkuar që nga 668 shqiptarë të pyeten në anketë vetëm 22 për qind e shqiptarëve dhe jo më shumë, pra vetëm 147 sish.

Dhe që nga këtu janë hapur dilemat në opinion se a po përgatitet një terren për një koalicionim të mundshëm mes ASH-së dhe VMRO-DPMNE-së.

Edhe analistët politik, nuk e hedhin poshtë një mundësi koalicionimi mes VMRO-DPMNE-së dhe ASH-së sepse sipas tyre, këto dy parti gati se po zhvillojnë një fushatë identike, dhe nuk po e kuptojnë se gjinden në një fushatë presidenciale e jo parlamentare.

Analisti politik Dame Çkatroski për Zhurnal shprehet se disa parti, dhe këtu i përfshi edhe Aleancën për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE-në, këtë fushatë presidenciale e kuptojnë përballje me oponentët e tyre sikur të ishin zgjedhje parlamentare edhe pse kandidati i tyre Reka aspak nuk merrë pjesë në këtë film.

Sipas tij edhe kandidati i VMRO-DPMNE-së nuk përhap shumë në ingerencat, ndërsa VMRO-DPMNE me vokabularin e saj e ridimensionon ingerencat njejtë sikur të bëhej fjalë për zgjedhje të deputetëve dhe kryeministër të ri.

“Aleanca për Shqiptarët dhe VMRO-DPMNE është e qartë se mendojnë se nëse kanë më shumë se 1 votë nga konkurentët e tyre, tanimë janë në pragun e zgjedhjeve të parakohëshme ku do ti fitonin oponentët e tyre. Nuk mund të parashikohet por ata kanë matematikë të thjeshtë, Nëse Reka + Gordana Siljanovska fitojnë më shumë vota se Stevo Pendarovski, ky do të ishte indikatorë për koalicionim të mundshëm, por edhe reale për Aleancën për Shqiptarët me VMRO-DPMNE-në. Por të shohim më 21 prill nëse për këtë do të hapet një mundësi e re për ASH-në dhe VMRO-DPMNE-në. Sinqerisht mendoj se një koalicion i tillë thjeshtë është e pamundur, por në politikë gjithçka është e mundur. Të presim”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Dame Çkatroski.

Nga ana tjetër analisti politik, Xhelal Neziri për Zhurnal thotë se rezultatet e anketave përcaktohen nga ekzemplari. Sipas tij nëse ekzemplari nuk është konform realitetit demografik, etnik, gjinor e tjerë, atëherë mund të dalin rezultate që nuk janë krejtësisht të sakta.

Ka shumë  agjenci që bëjnë matjen e opinionit publik të cilat qëllimisht bëjnë një ekzemplar të tillë, që do t’i përgjigjej porositësit. Pra, anketojnë më shumë qytetarë që jetojnë në rajone ku dominon një strukturë partiake, e cila ka porositur anketën. Sidoqoftë, anketat janë një lloj treguesi i opinionit të qytetarëve në raport me partitë apo dukuritë. Lidhur me mundësinë e koalicionit VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët, mendoj se kjo do të ishte një rrjedhojë logjike e proceseve politike në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Xhelal Neziri.

Ndryshe sot është dita e 16 e fushatës zgjedhore për president të Maqedonisë së Veriut ku në garë janë Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska dhe Blerim Reka

Marketing