Analistët: Fjalori nacionalist i Selës po i’a zbeh “Republikën” Rekës

Kandidati shqiptarë për President, Blerim Reka po zhvillon një fushatë të përkryer për “REPUBLIKËN” e tij për gjithë qytetarët të barabartë, por fushatën po ia zbeh kreu i ASH-së, Ziadin Sela me paraqitjet e tij nacionaliste, thonë njohësit e çështjeve politike.

Marketing

Sipas tyre Blerim Reka po fiton simpati edhe te trupi votues maqedonas, por këtë fotografi të mirë po ia prisht tej mase Ziadin Sela.

Blerim Reka në çdo tubim të tij para qytetarëve po e promovon “Republikën” e  tijë shumë etnike duke kërkuar votat e gjithë qytetarëve të vendit, përfshirë edhe ata të maqedonasve.

“Tash unë po garoj me një koncept të qytetarëve, për “Republikë për të gjithë”, pa diskriminim, pa ndarje etnike dhe nuk shoh arsye se pse edhe votuesit maqedonas, romë, turq,serbë etj, të japin votën jo për mua si Blerim Reka, por votën për konceptin tim, për platformën time, për “Republikën për të gjithë”, po shprehet Reka.

Por konceptin e Rekës si duket me fjalimet e tij po ia prish Ziadin Sela i cili nëpër tubimet kryesisht shigjeton votuesit shqiptarë me fjalime nacionaliste.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela gjatë një tubimi është shprehur se është vështirë të flasësh kur njerëzit i kanë mendjet e mbushura sepse dihet se kjo punë është e qartë kur flitet për presidentin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut.

Ai madje në një moment shkoi aq largë saqe shqiptarët që nuk votojnë Reken i quajti “arnaut”,  ndërsa ata që votojnë Reken i quajti shqiptarë me nam.

“Shqiptari e voton shqiptarin. Kurrën e kurrës nuk kam thënë që arnautët ua japin maqedonëve votën. Kam thënë se të gjithë shqiptarëve që nuk iu është bërë gjaku ujë votojnë për Blerim Rekën. Ne jemi këtu për t’ju treguar të gjithë shqiptarëve që partitë tjera nëse i thërrasin anëtarët e vetë të votojnë për kandidatin maqedon, apo siç e quajnë kandidat të LSDM-së, që në fakt mundohen ti dënojnë shqiptarët të votojnë për dikë që nuk është shqiptar”, theksoi Sela.

Analisti politik, Dame Çkatroski për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal thotë se Reka shumë mirë po e kalon fushatën për zgjedhje presidenciale, dhe fitoi simpati tek të gjithë, veçanërisht tek maqedonasit.

Sipas tij fotografinë e mirë që fitoi Reka tek qytetarët, po  e prish fjalori i Ziadin Seles.

“Shumë i përmbajtur dhe shumë i edukuar e i mirë për veshët e të gjithë qytetarëve. Veçanërisht përmbajtshmëria dhe shteti tek Reka janë shprehur edhe në paraqitjet publike nëpër media. Fotografinë po e prishë fjalori i Selës. Si duket bëhet fjalë për mos koordinim ku Sela përpiqet të fitojë vota të cilat më herët i takonin BDI-së, ndërsa promovon kandidat i cili do të targetojë gjithë trupin votues. Mendoj se Sela sa më herët duhet të gjejë strategji tjera, të ndërtojë paraqitje tjetër, dhe i nevojitet një pijar agjenci me patjetër. Mirë është që në këto zgjedhje më pak po ndiqen politikanët përpos nëse nuk japin deklarata qesharake dhe bëjnë gafe. Sela me shumë përkushtim dhe seriozisht me gjithë energjinë po përpiqet të mobilizojë trupin votues të PDSH-së deri dje, por edhe të BDI-së. Mendoj se ka gabuar kohën, vendin, dhe fushatën, në fushatë për kandidat për president”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Dame Çkatroski.

I të njejtit mendim është edhe opinionisti Eroll Rizaov.  Ai është i mendimit se nuk duhet të konfrontohen shqiptarët në këtë mënyrë mes vete.

Rizaov thotë se më mirë do të ishte që Presidenti të zgjidhet nga ana e Parlamentit, dhe kështu do të zhdukej ndjenja se shqiptarët votojnë kot sepse prap në fund fiton një kandidat maqedonas.

“Nuk di nëse mundet që ti bën dëm shumë, megjithatë kjo nuk është mirë që në këtë mënyrë të konfrontohen shqiptarët mes vete. Idea është shumë e qartë dhe e parashikueshme në zgjedhje. Unë jam më shumë ithtarë që Presidenti i vendit të zgjidhet në Parlament sepse ne jemi demokraci parlamentare ndërsa Presidenti nuk ka asi lloj ingerenca sipas kushtetutës aq sa është e fuqishme nëse fiton në zgjedhje të përgjithshme. Domethën Parlamenti duhet të zgjedhë President zv/president nëse është nevoja, dhe në këtë mënyrë është e mundur që në situata të caktuara të jetë shqiptarë, turk, ose nga bashkësi tjera etnike të bëhet president dhe ta përfaqëson vendin. Ndërsa tani te shqiptarët po krijohet një ndjenjë se është e kotë vota e tyre sepse në fund megjithatë maqedonasi zgjidhet për President dhe kjo krijon edhe nervozë këto përplasje që po ndodhin që nuk na duhen vota maqedonase, nuk është mirë”, thotë Rizaov duke shtuar se idea për Evropë dhe për NATO është shumë e fuqishme te shqiptarët dhe te maqedonasit, dhe mund të lëshohet nëse këtë herë nuk kemi zgjedhje të drejtë.

“Ne e dimë se kush i pengon këto çështje sot në Maqedoni,dhe në këtë aspekt konfrontimet e tilla nuk janë të mirë, çfarë do të thotë kjo, kjo do të thotë se nëse Reka nuk fiton vota maqedonase ose nëse fiton rreth 80 mijë apo 100 mijë vota, kjo do të thotë se Sela do të ishte kundër që ato vota në rrethin e dytë të shkojnë te një opcion që i konvenon shqiptarëve dhe maqedonasve, domethënë këtu duhet pak më gjërësisht të shihet”, ka theksuar për Zhurnal, opinionisti Eroll Rizaov.

Blerim Reka si kandidat i pavarur, do të përballet në votimet e 21 prillit për të parin e Maqedonisë së Veriut me Gordana Siljanovska – Davkova, kandidate presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe Stevo Pendarovski nga shumica parlamentare.

Marketing