Analistët politik Petar Arsovski dhe Xhelal Neziri për TVM-2 nuk e përjashtojnë këtë mundësi, dhe madje analizojnë se e zgjidhur ose jo çështjen e emrit, kryeministirt Zaev do t’i nevojitet shumicë e qëndrueshme parlamentare për të vazhduar procesin e reformave dhe integrimit të vendit.

“Bllokimi eventual i proceseve eurointegruese në kohën e procesit të negociatave për çështjen e emrit mund të çojnë deri në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhje të parakohshme mund të ndodhin edhe nëse arrihet marrëveshje mes të dyja palave e nga ana tjetër në vend nuk do të ketë konsezus politik për të implementuar të njëjtën marrëveshje, por gjithashtu zgjedhje të parakohshme parlamentare mund të ndodhen edhe nëse, arrihet marrëveshje, ka konsezus politik, por do të ishte e nevojshme krahas organizimit të referendumit për emrin, të organizohen edhe zgjedhje të reja me çka do të përforcoheshte legjitimiteti i elitës aktuale politike”, tha Petar Arsovski,analist politik

“Mendoj se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin të lidhura me zgjidhjen ose jo të çështjes së emrit. Nëse zgjidhet çështja emrit atëherë do të kishim një situatë kur të gjitha reformat e negociatat që do të hapeshin me BE-ne do të kërkonin edhe një shumicë më qëndrueshme parlamentare”, tha Xhelal Neziri, analist politik.

Për Nezirin dhe Arsovskin zgjedhjet e reja parlamentare do të mund të ndodhin më herët në vjeshte ose më së voni deri në pranvere të vitit të ardhshëm bashkë me ato presidencialet.

“Gjitha opsionet janë të hapura. Për mua më i besueshëm është që emri të zgjidhet, referundimi të realizohet si proces me vete e në ndërkohë që zgjedhjet e parakohshme të ishin bashkë me zgjedhjet presidenciale”, tha Neziri.

“Ne jemi në “qorsokak” nëse nuk arrim marrëveshje me Greqinë, dhe atëherë vendi do të hyje në një krizë e re dhe të thellë politike, ndërsa kursi euroatlantik i cili tani është i riafirmuar atëherë do të vihet në pik pyetje. Atëherë ndoshta mënyra e vetme për të mbajtur kursin euroatlantik është të përforcohet shumica parlamentare e cila e propagandon këtë opsion perëndimorë, kjo është arsyeje logjike përse Zaev do të kishte thirr zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Arsovski.

Arsovski dhe Neziri janë të mendimit se e gjithë forca qeveritare dhe ajo opozitare duhet të jetë e fokusuar jo vetëm për të mbyllur të gjitha procedurat për çështjen e emrit me Greqinë dhe por dhe për ti përmbushur gjitha detyrimet që vendi të anëtarësohet në strukturat euroatlantike.