Analisti i njohur vë në pikëpyetje “ekzistencën” e Partisë Demokratike: Nuk shoh asnjë sinjal

Sipas politologut Roland Lami Partia Demokratike ndodhet në një situatë kritike, duke e krahasuar madje situatën e vitit 1997 apo dhe me 1991 për Partinë Socialiste.

Lami tha se zgjedhjet e këtij viti rrëzuan një tezë dhe në këtë aspekt kjo është diçka e mirë.

“Në qoftë se ne biem dakord nga kontaktet që kemi brenda PD ka tashmë një zë që adreson kritika serioze ndaj zotit Basha vjen nga ky fakt sepse në Shqipëri ishte krijuar psikoza mjafton të konsolidosh pozitat në opozitë, pushteti në anën tjetër gërryhet, sepse publiku voton kundër qeverisë, jo çfarë ofrohet. 2021 për fat të mirë e ka rrëzuar këtë tezë. Ka një pjesë të elektoratit që gjykon në lidhje me sukseset apo mos sukseset e qeverisë dhe një pjesë tjetër që voton çfarë ofron opozita.

Marketing

Në situatën ku jemi nuk ngjan as me 2013 as me 2017, as me 2019 por është një situatë kritike për PD, ndoshta e ngjashme me 1997, në kuptimin e ekzistencën së saj. Nga pikëpamja identitare, nga pikëpamja e gjenezës mund të bëjmë një analogji me Partinë e Punës në 1991. Është një situatë vërtetë kritike për PD. Shpresoj që PD të reflektojë, nuk shoh sinjale. Po ende hidhen në qarkullim tezat e 2017”, deklaroi Lami.

Marketing