Analisti Llalla parashikoi numrin e deputetëve që do merrte BDI dhe kushtin për kryeministër

Analisti politik Arben Llalla e ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të 15 Korrikut një muaj para se të mbaheshin ato.

Marketing

Me këtë rast ai tha se partia shqiptare BDI fituese e të gjitha cikleve zgjedhore do të merrte 15 deputetë ndërsa foli edhe për partitë maqedone që sipas tij duan t’i përçajnë subjektet politike shqiptare.Ai këtë e bëri të ditur në një debat televiziv për zgjedhjet.

Llalla tha se nëse luhet mirë edhe këto zgjedhje është e arritshme një marrëveshje që dy vjet partia maqedone dhe dy vjet partia shqiptare nëse arrihet që BDI i merr 15 deputetë ose 12 deputetë ,sepse partitë maqedone duan t’i bëjnë copa partitë shqiptare.Vmro dhe LSDM duan që BDI të ketë 5-6 deputetë,ASH dhe AAA të ketë po aq dhe të tjerët nga dy ose tre deputetë dhe pastaj të luajnë si të duan ata.

Llalla u shprehë para zgjedhjeve se nëse një parti shqiptare cilado qoftë merr 12-15 deputetë,mund t’a kushtëzojë VMRO ose LSDM-NË që nëse doni qeveri atëherë ky është kushti:Dy vite ju kryeministër dhe dy vite ne.

Në fakt një parashikim i tillë doli të jetë i saktë edhe përkundër zërave të ndryshëm se BDI do dilte keq në këto zgjedhje përfshirë edhe kryeministrin Zoran Zaev që tha se partia shqiptare do merrte më pak se dhjetë deputetë .

Marketing