Analizë e shkencëtarëve amerikan për tërmetin në Shqipëri

Dy shkencëtarë amerikan, Ros Shtain dhe Vollkan Shvegilen, publikuan analizë të një seri tërmetesh të cilat mbrëmë e goditën Shqipërinë, në të cilën theksojnë se situata ka mundur të jetë më e keqe.

Marketing

Ata theksojnë se punët mund të kishin qenë të të këqija duke pasur parasysh faktin se tërmeti i vitit 1964 në Shkup, ka qenë më i dobët, por me pasoja më të mëdha.

Dy shkencëtarët, në analizën e publikuar në portalin Tembllor, poashtu thonë se shumë i pazakontë është aktiviteti i tokës pas goditjes së fuqishme prej 6.4 shkallëve që mbrëmë i goditën disa pjesë të Shqipërisë.

Në Shqipëri mbrëmë dhe sot janë regjistruar më tepër se 520 tërmete më të vogla, prej të cilëve më u fuqishmi ishte mbi pesë ballë.

Sipas shkencëtarëve, tërmeti në Shqipëri është pasojë e presionit tektonik të Shtresës së tokës, e cila shtrihet nga Kroacia jugore deri në Greqi.

Kjo shtypje e Shtresës së tokë, siç theksojnë ata, është në kontraktime me zhvillimet mbi shtresë e tokë dhe është e dukshme në mbledhjen që kanë ndodhru në hapësirën e tokës, çfarë kanë treguar GPS matjet në krahasim me tërmetet paraprake në rajon.

Marketing