Analizë: Si është renditja e forcave në Parlamentin grek para ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës

Pas debatit dyditësh pardje në mbrëmje sërish mori votëbesim nga Parlamenti grek, stacioni i ardhshëm për qeverinë e Aleksis Ciprasit është ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës, ndërsa votimi do të mund të ndodh madje edhe gjatë javës së ardhshme.

Marketing

Marrëveshja e Prespës, fillimisht do të duhet të kalojë nëpër komisione kompetente në parlament, pastaj do të aprovohet në seancë plenare, pas së cilës do të pasojë votimi, Nëse do të miratohet në një apo më shumë komisione, nëse do të ketë një, dy apo më shumë seanca, do të vendos kryetari i Parlamentit, së bashku me nënkryetarët e tij., në mbledhjen për të cilën MIA jozyrtarisht mëson se është planifikuar për të hënën.

Athina zyrtare në periudhën e kaluar foli për shumicë të dyfishtë në parlamentin edhe për mocionin edhe për marrëveshjen.

Ratifikimi, ligjërisht mund të kalojë edhe me më pak se 151 vota, nevojitet që të ketë shumicë nga deputetët e pranishëm në votim, megjithatë qëllimi i Qeverisë greke është që Marrëveshja e Prespës të votohet me shumicë absolute.

Kryetari i Parlamenti grek para dy ditëve tha se “marrëveshja duhet të votohet nga 151 deputetë që të ketë fuqi të madhe, si në brendësinë e vendit, ashtu edhe në organizatat ndërkombëtare.

Duke i marrë parasysh pozicionet e shprehura publikisht të deputetëve grekë, MIA analizon, se në këtë moment, qëndron renditja e forcave në lidhje me Marrëveshjen e Prespës.

SYRIZA qeveritare ka 145 deputetë dhe të gjithë e mbështesin Marrëveshjen e Prespës, që do të thotë se qeverisë i mungojnë edhe gjashtë vota pozitive.

Nga gjashtë deputetët, të cilët dje votuan për votëbesim të qeverisë, është e sigurt se për Marrëveshjen e Prespës, nëse nuk ndodh ndonjë befasi, do të votojnë katër persona: zëvendësministrja për Mbrojtje Civile, Katerina Papakosta, ministrja e Turizmit, Elena Kundura, deputeti i Grekëve të Pavarur, Thanasis Papahristopulos, si dhe anëtari i ri i Potamit, ndërsa tani deputet i pavarur Spiros Danelis. Me këtë shifra arrin në 149 deputetë.
Mbetet enigmë se si do të jetë pozicioni i Partisë Potami. Derisa Danelis ishte pjesë e grupit parlamentar, ishte e sigurt se së paku katër veta do të mbështesin Marrëveshjen me Maqedoninë, mirëpo pas përjashtimit të tij nga partia ekzistojnë spekulime dhe skenarë të ndryshëm.

Lëvizja Potami në në mbledhjen e djeshme të këshillit republikan vendosi se mbetet në opozitë, por paralelisht nuk e ndërron vendimin e marrë në Kongres se problemi me emrin duhet të zgjidhet dhe Greqia duhet të jetë protagoniste në hapjen e rrugës evropiane për vendin fqinj.

Lideri i partisë, Stavros Theodhorakis, në debatin e djeshëm në Parlamentin grek tha se”“vota për besimin e Qeverisë sidoqoftë do të thotë zë pozitiv për Prespën, përderisa përkundrazi, zë pozitiv për Prespën, nuk do të thotë votë për besimin e Qeverisë”. Deklaratë kjo që në Greqi interpretohet se Potami, me siguri nuk do të ndryshojë qëndrimin.

Nëse lideri i partisë si edhe dy bashkëpartiakë të tij mbeten në pozicionin fillestar dhe e mbështesin marrëveshjen, atëherë Qeveria do të ketë 153 vota pozitive.

Enigma tjetër është pozicioni i liderit të së Majtës demokratike, parti e koalicionit në Lëvizjen për ndryshim, Thanasis Theoharopulos, për të cilin nuk përjashtohet mundësi që të devijojë nga qëndrimi i koalicionit dhe të votojë “për”. (mia)

Marketing