Ancelotti sjell te Everton dy lojtarë të Napolit?

Trajneri i ri i Everton, Carlo Ancelotti është lidhur me dy lojtarët e Napolit për afatin kalimtar të janarit, Dries Mertens dhe Lorenzo Insigne.

Marketing

Italiani është shkarkuar së fundi nga Napoli për t’i hapur rrugë Gennaro Gattusos në fillim të këtij muji, dhe është angazhuar si trajner në Premierligë.

Sipas Calciomercato.com, ai ka kërkuar nga Everton që të aktivizojnë klauzolën e lirimit prej 10 milionë euro të Mertnes, kontrata e të cilit me Napolin skadon në fund të sezonit.

Ndërsa mediet tjera si ‘Le10Sport’ dhe gazeta Daily Star raportojnë se Ancelotti gjithashtu do të dëshironte edhe transferimin e kapitenit të Napolit, Insigne, gjë e cila duket e pamundur për një numër arsyesh.

Insigne ka kontratë të gjatë me Napolin dhe është përplasur disa herë me Ancelottin gjatë aventurës së tij prej 18 muajsh në ‘San Paolo’.

Evertoni i Ancelottit sot do të jetë përsëri në aksion, ku nga ora 16:00 luajnë në udhëtim kundër Newcastle United

Marketing