Andi Zeqiri i thotë “PO” Kosovës

Sulmuesi i talentuar i Laussanes, Andi Zeqiri ka pranuar të bëhet pjesë e kombëtares së Kosovës.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar babai i 20 vjeçarit për “Futbolli Info”.

“Andi ka marrë vendim dhe do të jetë pjesë e Kosovës. Ai e ka edhe një ndeshje kundër Francës me Zvicrën U21 dhe me fitore kualifikohet. Kjo i sjellë edhe dobi financiare, por aspekti financiar nuk ndikon tek Andi. Ai është shumë i vendosur dhe Kosovën e ka zgjedhur me zemër. Këtë ua ka bërë të ditur edhe zviceranëve. Të dielën në ndeshjen Basel – Lausanne, Zvicra në një mënyrë ka bërë presion, ngase përveç përzgjedhësit të Kosovës Bernard Challandes në stadium ishte edhe përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, mirëpo tashmë nuk ka asgjë që mund t’ia ndërrojë mendjen Andit”, ka thënë babai i futbollistit.

Marketing