Anëtarësimi i Maqedonisë dhe Shqipërisë, Leyen: Mbyllja e derës, dëmton BE-në

Sinjalet e para nga kreu i Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, janë në favor të hapjes së negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Marketing

Në një intervistë për Gazetën gjermane “Spiegel”, Von Der Leyen ka thënë se këtyre dy vendeve duhet t’u shtrihet dora, sepse një vendim ndryshe, sipas saj, dëmton edhe vet Bashkimin Evropian.

“Jam në favor të hapjes së bisedimeve. Ne duhet të hapim negociatat e pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë sapo Këshilli Evropian të arrijë në përfundimin se i kanë plotësuar kushtet. Ne duhet t’ua shtrijmë dorën këtyre shteteve, sepse ne ndajmë të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, ne jemi fqinjë dhe nëse e mbyllim derën për këtë rajon, ne vetëm se e dëmtojmë veten”,- ka thënë Von Der Leyen.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pritet të marrin datën për bisedimeve në muajin tetor, në Samitin e Këshillit të BE-së, ndërsa në fund të vitit të realizohet edhe konferenca e parë bilaterale mes BE-së dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut.