Anëtarësimi në NATO, Bërns: Maqedonia e Veriut, anëtare e vlefshme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsiderojnë se Maqedonia e Veriut është e gatshme që të jetë anëtarja e 30 e NATO-s dhe Samiti i radhës i Aleancës vetëm do ta formalizojë këtë fakt. ShBA-të presin që vendi të shfrytëzojë energjinë dhe momentin që buron nga ky proces për të vazhduar përpara dhe jo të shënojë kthim pas, theksoi ambasadorja, Kejt Bërns. Sipas saj, përveç formalizimit të anëtarësimit në NATO, vendi mund të fillojë negociatat edhe për anëtarësim në BE brenda disa muajsh.

Marketing

“Nga këndvështrimi i qeverisë sime, kur ishte koha që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e NATO-s, ajo ishte gati, armata ishte gati, institucionet ishin gati, çdo gjë ishte gati dhe kur të bëheni anëtarja e 30 e NATO-s, nuk do të ketë më asnjë diskutim për kontributin e këtij vendi në Aleancën e NATO-s. Në tryezë do të shihet si një anëtare e plotë dhe e vlefshme që ka bërë një punë të vështirë. Shpresoj se edhe ftesa për qasje në BE do të vijë shumë shpejt. Shpresoj për disa muaj. Por, dua të theksoj se duhet të mbeteni të fokusuar në reforma dhe ndryshimet sa u përket institucioneve demokratike dhe një ditë ju do të jeni vend i BE-së.”,- tha ambasadorja e ShBA-ve, Kejt Bërns.

Marketing