Bashkimi Demokratik për Integrim, si asnjë herë më parë, nëpër çdo lagje të komunës së Tetovës, ka shtrirë organizimin partiak të rinisë, duke zhvilluar tubime dhe organizime me pjesëmarrje masive në Këshillat vendorë.

Këtë e dëshmon angazhimi i paparë i kryetarit të Degës së PDK-së në Tetovë, Dr. Florin Besimit, i cili shtrirjen në organizimit në terren, para zgjedhjeve, e trajton me prioritet.

Këto ditë, janë mbajtur dhjetëra takime të Këshillave vendorë të rinisë, duke u bërë zgjedhje të brendshme dhe duke u fuqizuar baza organizative nga tereni, duke iu bashkuar mbi dy mijë anëtarë të rinj, me përgatitje akademike dhe veprimtarë që përcjellin mesazhin e BDI-së, të rinisë shqiptare në çdo familje.

Masiviteti i pjesëmarrjes në tubimet e Këshillave vendorë, si në Reçicë të Madhe, Shipkovicë, “Jashtë Vardarit”, Drenovec, Shkumbin, Vicë, Reçicë të Vogël, Gjermë e dhjetëra lokalitete, fshatra e lagje tjera të organizuara nga Këshillat Vendore, mbesin energji e jashtëzakonshme e BDI-së, drejt fitores për zgjedhjet e 12 Prillit.

Kryetari i Degës së BDI-së në Tetovë, Dr. Florin Besimi, potencon se ky organizim i jashtëzakonshëm, është mbajtje e premtimit të liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetit.

Ja postimi i BDI-së, dega në Tetovë, në rrjetin social:
Dega e Tetovës nën udhëheqjen e Dr. Florin Besimit vetëm brenda dy jave organizoi mbi 20 forume rinore nëpër Këshillat Vendor prej të cilave u anëtarësuan mbi 2mij anëtarë të rij.
Këto janë reforma dhe ndryshime.
Ky është premtimi Ali Ahmetit që BDI do mbetet partia e rinisë.
#BDI
#TETOVË