Anëtaret e NATO-s e ratifikojnë Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë

Procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në NATO nga ana e parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare të Aleancës tashmë filloi të marr hovin e përshpejtuar.

Marketing

Pas ratifikimit në Parlamentin grek të premten, Sllovenia dje ishte vendi i dytë i cili e ratifikoi Protokollin për NATO. Është paralajmëruar se të enjten këtë do ta bëjë edhe parlamenti shqiptar, ndërsa javën e ardhshme sipas ministres bullgare të Punëve të Jashtme pritet që këtë ta bëjë edhe Bullgaria. Ka paralajmërime se edhe Mali i Zi së shpejti do t’iu bashkëngjitet shteteve të cilat e ratifikojnë Protokollin për anëtarësim.

Pritjet janë se procesi i ratifikimit duhet të përfundojë për një vit më saktë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Ratifikimi pasoi pasi më 6 shkurt në Bruksel, në prani të ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, ishte nënshkruar Protokolli nga ana e ambasadorëve të vendeve anëtare të Aleancës.

Dhe përderisa në parlamentet e vendeve anëtare të Aleancës po vijon procesi i ratifikimit, në Maqedoni dje u ngrit flamuri i NATO-s para godinës së Qeverisë së Maqedonisë.

Në fjalimin para të pranishmëve, kryeministri Zoran Zaev tha se shteti është në rrugën e vërtetë drejtë progresit dhe zhvillimit të papenguar dhe se me politikën tonë paqedashëse do të dëshmojmë se anëtarësimi në NATO është zgjidhja më e mirë për stabilitetin e shtetit dhe për stabilitetin e rajonit.

“Arritëm nga rruga dytësore ballkanike, në të cilën kemi pritur me dekada që të kthehemi në autostradën kryesore drejt Evropës. Në periudhën që pason do të jemi pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në periudhën më të rëndësishme nga pavarësimi i shtetit, në të cilën do të vendosim vetë për të ardhmen tonë, theksoi kryeministri Zaev.

Ai porositi se pa marr parasysh se bëhet fjalë për ngjarje me rëndësi historike, megjithatë, duhet të shkelet fortë në tokë dhe se duhet t’i përshpejtojmë proceset historike dhe të përkushtohemi në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Kjo do të thotë t’i rregullojmë raportet në shtëpinë tonë, në familjen tonë, të funksionojmë si sistem dhe si shoqëri. Drejtësi dhe zero tolerancë për korrupsion. Në institucionet nuk ka vend për ata të cilët me punën e tyre e tradhtojnë besimin për interesa personale dhe privilegje, të korruptuarit do të përballen me përgjegjësi, mitmarrje, interesat personale dhe privilegjet, nuk do të jenë mënyrë në të cilën do të udhëhiqet biznesi në vendin tonë. Secili duhet t’i lë rregullat”, porositi Zaev.

Rruga drejtë NATO-s u hap pasi Maqedonia dhe Greqia e zgjodhën kontestin shumëvjeçar rreth emrit. Në bazë të Marrëveshjes së Prespës, Maqedonia duhet ta ndryshojë emrin në “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Marketing