Anëtarët e SASHK-ut sot protestuan, dhe kërkuan rritje të pagës (VIDEO)

Anëtarët e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), protestuan sot nga ora 16:00 pasi u nisën nga Porta Maqedonia, dhe vazhduan para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Punëtorët e çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme, punëtorët e kulturës dhe shkencës, protestuan për paga më të larta për 25%, përmirësimin e statusit të punëtorit dhe respektimin e ligjit.