Janeva e quan Gruevskin frikacak

Prokurorja Katica Janeva e quan ish kryeministrin Nikolla Gruevski frikacak të vërtetë i cili fshihej pas patriotizmit të tij dhe gjoja sakrificës për bashkëpunëtorët, ndërsa ishte i pari i cili u arratis nga shteti.

Marketing

Gjatë një ligjërate para studentëve të UEJL së, Janeva tha se ajo nuk ndjehet aspak përgjegjëse për arratisjen e Gruevskit pasi ata e kanë mbajtur në Maqedoni, derisa u soll verdikti, pastaj gjykata dhe policia kishin përgjegjësi për të.

Janeva tha se Gruevski asnjëherë nuk kishte treguar shenja psikologjike se ishte i gatshëm për arrati, pasi fryhej dhe thoshte se ai do ta mbajë barrën e të gjithëve, do të shkojë kurban për popullin.

Janevës po i bëjnë pyetje studentët e Universitetit të Evropës Juglindore, të cilët po interesohen edhe nëse arratisja e Gruevskit e ka dëmtuar punën e Speciales.

Marketing