Angellovska-Bezhoska: Shtrenjtimi i naftës i pritshëm, nuk do të shkaktojë inflacion

Rritja e çmimit të naftës në bursat botërore nuk pritet të shkaktojë ndryshime inflacioniste, vlerëson guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, Anita Angellovska-Bezhoska.

“Për ne si Bankë qendrore rritja e çmimit të naftës është e pritur. Në fazën e projeksioneve makroekonomike ne i ndjekim të gjitha lëvizjet vijuese, pritjet e analistëve, ashtu që çmimi nuk është për t’u befasuar, edhe më shumë që pas disa vitesh ulje të çmimit të naftës, vitin e kaluar u tregua trend në rritje”, tha Angelovska – Bezhoska sot duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në Ohër ku po mbahet Konferenca e 11-të për pagesë dhe infrastrukturë të tregut “Koha është për digjitalizim”.

Ajo theksoi se nafta është vetëm një prej komponentëve që hyjnë në indeksin e inflacionit, i cili nuk ka efekt të rëndësishëm direkt dhe vetë ndryshimet e çmimit të saj nuk do të duhej të shkaktojnë presione më të mëdha të inflacionit.

“Megjithatë shumë do të varet sa presionet nga ai efekt i çmimit tek nafta do të transmetohet tek prodhimet tjera pra prej atje eventualisht të shihet ndonjë efekt sekondar. Duke i pasur parasysh të gjitha lëvizjet dhe pritjet me çmimet e naftës, projeksioni ynë si bankë qendrore për këtë vit është inflacion prej dy për qind që është në linjë edhe me qëllimin tonë të vendosur për mbajtjen e inflacionit të ulët dhe stabil”, potencoi ajo.

evn