Angellovska: Kemi një plan veprimi për të frenuar ekonominë në të zezë

Për të shtypur ekonominë në të zezë është e nevojshme që në mënyrë efektive të përfshihen të gjitha shërbimet e inspektimit në vend, tha Ministrja e Financave, Nina Angelovska në paraqitjen e sotme në Magazinën Ekonomike në Alsat.

Marketing

Siç sqaroi Angelovska, Ministria tashmë është duke punuar një plan veprimi që do të mundësojë një koordinim më të madh midis të gjitha shërbimeve kompetente të inspektimit në vend dhe tejkalimin më të efektshëm të problemit të ekonomisë së zezë.

“Prioritetet e Planit të Veprimit janë pesë: e para është përmirësimi i procesit të monitorimit dhe zbulimit, përparësia e dytë janë shërbimet e inspektimit efikas, këtu parashikojmë një pjesë të re dixhitale, e-inspektorin, d.m.th inspektorët lidhës, prioriteti i tretë është një mjedis më i mirë biznesi për rritje dhe zhvillimi i kompanive, e katërta është forcimi i vetëdijes për ekonominë e zezë dhe moralin e taksave, e pesta ekonomia e zezë në tregtinë elektronike “, tha Angelovska.

Marketing