Angellovska: Rritje të shpejtë ekonomike me më shumë gra udhëheqëse

Numri i burrave të punësuar në Republikën e Maqedonisë Veriore është më i lartë për mbi 150 mijë në krahasim me gratë e punësuara, ndërsa gratë përbëjnë një përqindje më të lartë të popullatës joaktive. Vetëm 2.6 për qind e grave janë punëdhënëse në vend. Përfshirja më aktive e grave në sektorin afarist dhe pozicionet udhëheqjeje do të kontribuojë në rritjen më të shpejtë ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm, tha ministrja e Financave Nina Angelovska në panelin e nivelit të lartë “Ekonomi e mençur gjinore” i cili mbahet në kuadër të takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në Uashington.

“E dimë që gratë në të gjithë botën janë më të arsimuara se burrat. Gjithashtu e dimë që gratë në të gjithë botën janë më pak aktive në sektorin e biznesit. Kemi një përqindje shumë të vogël të bizneseve të drejtuara nga gratë. Për shembull, në Maqedoninë Veriore vetëm 2.6 për qind e grave janë punëdhënëse. Gjithashtu kemi pjesë më të madhe të burrave të punësuar në popullsinë tonë, ndërsa pjesa më e madhe e grave në popullatë joaktive. Mendoj se nëse mund t’i inkurajojmë gratë të jenë më ambicioze, të synojnë më lartë, atëherë ky do të jetë faktor i rëndësishëm për rritjen ekonomike. Në mënyrë që ekonomitë tona do të zhvillohen, është e rëndësishme të përfshijmë më shumë gra në pozita udhëheqëse”, tha Angelovska, kumton Ministria e Financave.

Në panel folën gjithashtu edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Anila Denaj, drejtoresha ekzekutive e Agjencisë franceze të Zhvillimit, Remi Ry dhe zëvendësdrejtoriesha e përgjithshme për zgjerim e Komisionit Evropian, Katerina Maternova. (koha.mk)

evn