Angelovska: Ndihëm shtesë për kompanitë e turizmit, transportit dhe gastronomisë

Kompanitë nga fusha e gastronomisë, transportit dhe turizmit, të cilat 2 vite me radhë nuk kanë pasur humbje, nuk janë në listën e borxhlinjve të DAP-it dhe nuk kanë pasur vonesa në pagesën e obligimeve kreditore më shumë se 90 ditë, kanë të drejtë të shfrytëzojnë masat për kompensim të pagave në vlerë prej 14500 denarë për çdo të punësuar dhe 50 për qind të kontributeve, në vlerë të pagës mesatare të publikuar për vitin 2019.

Marketing

“Kjo nënkupton se shuma e ndihmës për punëtorë në këto sektorë do të jetë 19.500 denarë”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, ministrja e financave Nina Angellovska.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska ka njoftuar se pakoja antik-krizë “Kovid 2” ka pësuar ndryshime, me qëllim që të lehtësohen kushtet me të cilat do të mund të aplikojnë edhe kompanitë mikro dhe të vogla.

Siç njoftoi ajo, në këtë pako për kreditim do të mund të aplikojnë edhe kompanitë që kanë ulje të të punësuarve për 15 për qind.

“Me ndryshimet lejohet ulja e fleksibilitetit, gjegjësisht ulje e numri të të punësuarve deri në 15 për qind te firmat mikro dhe të vogla, deri në 10 për qind te kompanitë e mesme dhe deri në 5 për qind te kompanitë e mëdha”, tha Angellovska.

Ajo ka vlerësuar se me me futjen e këtij fleksibiliteti, do të parandalohen largime nga puna, por do të rritet përfshirja e firmave të cilat do të aplikojnë për masën.

Marketing