Angjushev: Borxhet e komunave nuk rriten, të paktën stagnojnë

A do të ketë mjetë të reja për mbështetje financiare të komunave për shkak të borxheve të tyre siç ka qenë injeksioni i vitit të kaluar prej 50 milionë euro do të varet nëse do të ketë rebalanc të Buxhetit, ka thënë sot zëvendëskryeministri Koço Angjushev.

Ai nuk mendon se borxhet e komunave rriten, por se paguhen ose ulen ose siç tha, stagnojnë.

“Nuk kam njohuri për borxhet e reja të komunave. Mendoj se borxhet e komunave nuk rriten. Ose paguhen ose ulen. Të paktën stagnojnë. A do të ketë mjete të reja për mbështetje lidhur me borxhet si ndihma e vjetshme do të varet nga ajo nëse do të ketë rebalanc të Buxhetit”, sqaroi Angjushev.

Kryetari i komunës së Ohrit Konstatin Georgievski ka thënë se borxhi i komunës së Ohrit për momentin është 530 milionë denarë. Për mbulimin e borxhit prej 1.6 miliardë shteti ka ndihmuar me 495 milionë. Prej tyre pushteti lokal ka kursyer 260 milionë në bazë të kamatave. Komuna e Tetovës, sipas kryetares Teuta Arifi tani për tani ka paguar 51 për qind të borxhit. Për shumën e mbetur përgatit dinamikë të pagesës.

Drejtori i Agjencisë Pagesore Nikollçe Babovski ka plotësuar se mbështetja e zhvillimit rural realizimi i së cilës do të zbatohet në tre vitet e ardhshme, nuk do të thotë assesi ngarkesë shtesë të financimit të komunave.

Në Qeveri janë ndarë 17 vendimet e para për mbështetje të Programit për zhvillim rural. Gjithsej 202 komuna dhe tetë rajone planore kanë dorëzuar kërkesë për 37.5 milionë euro. Me paratë ato planifikojnë të realizojnë projekte infrastrukturore; rindërtim dhe zhvillim të fshatrave, ndërtim të rrugëve deri te sipërfaqe bujqësore, ruajtje dhe avancim të vlerave tradicionale…, të cilat do të sigurojnë jetë më cilësore.

Siç ka potencuar ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski, në vend të përmendoreve dhe skulpturave Qeveria ka vendosur të investojë në projekte kapitale me interes për qytetarët dhe shtetin.